Më 3 korrik 2013, IGJK në bashkëpunim me UNDP/WSSI Plus, ka mbajtur trajnimin me temën e lartpërmendur.
Në këtë trajnim u trajtuan çështjet në lidhje me procedurën civile për mbrojtjen nga dhuna në familje, roli i gjyqtarit penalist gjatë shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me veprat penale që lidhen me dhunën në familje si dhe roli i prokurorit të shtetit në çështjet lidhur me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Në veçanti u shqyrtuan Udhëzimet Administrative Nr. 12/2012 dhe Nr. 02/2013 për mënyrën e trajtimit të kryesve të dhunës në familje ndaj të cilëve shqiptohen masat mbrojtëse të trajnimit të obligueshëm mjekësor nga varësia e alkoolit dhe substancave psikotrope. Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive dhe rasteve praktike.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarë dhe bashkëpunëtor profesional nga divizione të ndryshme të Gjykatës Themelore të regjionit të Gjilanit dhe Ferizajt.
03-07-2013