Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet lidhur me procedurën e themelimit të adoptimit, procedurën për anulimin e adoptimit dhe shuarjen e tij si dhe standardet ndërkombëtare që përmbahen në konventat ndërkombëtare. Gjithanshëm u shtjelluan çështjet lidhur me lidhjen e adoptimit duke përfshirë edhe lidhjen e adoptimit me element të huaj si dhe procedurat rigoroze që duhet të zbatohen nën mbikëqyrje të gjykatës. Kjo tryezë u shoqërua me një debat interaktiv në mes pjesëmarrësve dhe ekspertëve lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore në këtë lëmi.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e Departamentit të përgjithshëm- divizioni civil të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të Gjykatave Themelore si dhe zyrtaret profesional të Qendrave për Punë Sociale nga të gjitha regjionet e Kosovës.
12-03-2013