Më 3 dhe 4 korrik2013, IGJK në bashkëpunim me IRZ ka organizuar dy tryeza të diskutimeve nga lëmia penale me temën “Ndërmjetësimin në çështjet penale”.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën mundësi që të njihen me natyrën juridike të ndërmjetësimit, qëllimet dhe metodat e ndërmjetësimit në rastet penale. Vëmendje parësore iu kushtua strategjisë së komunikimit të palëve të cilat kanë pranuar që çështja e tyre të zgjidhet me ndërmjetësim si dhe rregullat e komunikimit që duhet respektuar gjatë ndërmjetësimit. Po ashtu rëndësi e veçantë ju kushtua edhe çështjes së konfliktit dhe rolit të ligjit, avantazhet e ndërmjetësimit dhe rastet jo të përshtatshme për ndërmjetësim.
Trajnimin e përshkoj trajtimi i rasteve nga praktika dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet pjesëmarrësve të profileve të ndryshme.
Përfitues të kësaj tryeze ishin dy grupe të gjyqtarëve nga gjykatat themelore të regjioneve të ndryshme të vendit si dhe një numër i ndërmjetësuesve.
04-07-2013