Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-07-2013

Tryezë diskutimesh -“ Përmirësimi i cilësisë të hetimeve të korrupsionit – të ndër-agjencive financiare dhe ndërkombëtare”

Më 8, 9 dhe 10 korrik 2013, IGJK në bashkëpunim me RIPA International, ka mbajtur trajnimin me temën e lartpërmendur.
Qëllimi i këtij trajnim ishte avancimi i njohurive lidhur me hetimet financiare në çështjet e korrupsionit si dhe forcimi i bashkëpunimit për hetime ndërmjet agjensive të zbatimit të ligjit brenda Kosovës dhe në nivel ndërkombëtar.
Gjatë trajnimit u diskutua lidhur me çështjet që kanë të bëjën me punën ndër-institucionale, intelegjencën, menaxhimin e informacionit si dhe hetimet financiare. Po ashtu u trajtuan edhe çështjet rreth tejkalimit të barrierave me qëllim të ngritjes së efektshmërisë së punës ndërmjet agjencive që merren me hetimin dhe luftimin e krimit financiar dhe korrupsionit. 
Pjesëmarrësit e trajnimit, përmes rasteve hipotetike patën mundësinë që të analizojnë metodat aktuale të hetimit financiar në Kosovë dhe diskutojnë për mundësinë e përmirësimit dhe avancimit të praktikave të tilla.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët nga gjykatat themelore, zyrtarë doganorë,  zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe të Agjencionit për Antikorrupcion.

Shpërndaje :