Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-08-2013

Trajnim i stafit: Arti i Shkrimit të Propozimit dhe Planet Efektive të Monitorimit dhe Vlerësimit

Me 29-31 gusht 2013, IGJK në bashkëpunim me OSBE realizoi punëtorinë për stafin e IGJK-së me temën: Arti i Shkrimit të Propozimit dhe Planet Efektive të Monitorimit dhe Vlerësimit. 

Punëtoria u realizua në dy pjesë: në pjesën e parë u trajtuan aspektet e “Artit të Shkrimit të Propozimit”, ndërsa pjesa e dytë në fokus kishte “Planet Efektive të Monitorimit dhe Vlerësimit”.

Pjesa e parë kishte për qëllim avancimin e njohurive të stafit  në: të kuptuarit e propozimit, identifikimi i pjesëve kyçe të një propozimi për kërkim të fondeve, të mësuarit e rregullave të arta të shkruarjes së propozimeve, të kuptuarit e shkathtësive dhe hapave që nga një ide të gjenden fonde nga donatori për financim të projektit/idesë së tillë. Ndërsa në pjesën e dytë temat që u trajtuan ishin: menaxhimi i bazuar në rezultate, arsyet e monitorimit dhe vlerësimit të performancës si proces i rëndësishëm për të matur rezultatet e suksesit apo dështimit për të përfituar mbështetjen e donatorit, si dhe të mësuarit e teknikave për ndërtimin e një sistemi për monitorim dhe vlerësim në IGJK. 

Punëtoria u zhvillua me diskutime inter-aktive, analizë të shembujve të ndryshëm dhe punë në grupe ku rezultat i të cilave ishin përpilimi dhe prezantimi i tri koncept propozimeve për kërkimin e fondeve. 
Përfitues të kësaj punëtorie ishin stafi i IGJK-së.

Shpërndaje :