Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-09-2013

Trajnim: “Mjetet e sigurimit të ekzekutimit të kontratës (reale dhe personale)”

 

IGJK me 19 shtator 2013 ka mbajtur trajnimin në temën: “Mjetet e sigurimit të ekzekutimit të kontratës (reale dhe personale)”. 
Në këtë trajnim  u trajtuan çështjet ka të bëjnë lidhur me kuptimin e mjeteve për sigurimin e ekzekutimit të kontratës, llojet e tyre, mjetet personale si dhe mjetet reale për sigurimin e ekzekutimit të kontratës. Gjerësisht u trajtua zbatimi i drejt i dispozitave të Ligjit të ri për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe dispozitave tjera në fuqi lidhur me kaparin, kaucionin si dhe mjeteve për sigurimin personal të ekzekutimit të kontratës siç është pendimi, kushti penal dhe dorëzania. 

Fokusi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët e të gjitha niveleve të avancojnë njohuritë e tyre për çështjen e kontratave me theks të posaçëm për mjete e sigurimit të ekzekutimit të kontratave sidomos pas hyrjes në fuqi të ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve.
Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive dhe rasteve praktike.

Përfitues ishin gjyqtarët e departamenteve të përgjithshme-divizioneve civile në të gjitha Gjykatat Themelore dhe gjyqtarët në Dhomën e Veqant të Gjykatës Supreme të Kosovës.

 

Shpërndaje :