Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-10-2013

Trajnim për Barazinë Gjinore- “Të drejta e njeriut dhe barazia gjinore –instrumentet ndërkombëtare, çështjet pronësore dhe trashëgimisë

Më 13-14 dhe 16-17 shtator 2013, IGJK në bashkëpunim me UNWOMEN, ka realizuar dy sesione trajnuese dy ditore nga fusha për të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore. Në këto trajnime janë diskutuar temat e modulit “Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore – instrumentet ndërkombëtare”, si dhuna në familje dhe çështjet kryesore procedurale si dhe çështjet pronësore dhe të trashëgimisë. 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit ti zhvillojnë aftësitë analitike dhe hulumtuese për zbatimin e standardëve ndërkombëtare dhe legjislacionit vendor për të drejtat e njeriut dhe të drejtave të gruas në veçanti. Në të njëjtën kohë janë analizuar obligimet shtetërore ndaj të drejtave të gruas dhe rastet praktike me të cilat ballafaqohen gratë gjatë realizimit të drejtave të tyre. 

Në këtë trajnim u identifikuan vështirësitë që gjykatat dhe institucionet e tjera relevante po hasin në praktikë me rastin e vendosjes lidhur me rastet e kërkesave për urdhër mbrojtjeje emergjente dhe urdhër mbrojtjeje, mungesa e fondeve për të ofruar shërbime adekuate për viktimat e dhunës në familje. Po ashtu gjatë këtyre tryezave përmes rasteve nga praktika u nxorën konkluzione dhe rekomandime për adresimin e çështjeve problematike dhe plotësimeve në kornizën ligjore me qëllim të eliminimit të zbrazëtive juridike dhe ngritjen e mekanizmave të tjerë të nevojshëm.

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarët e gjykatave themelore, mbrojtës të viktimave, zyrtar nga Qendra për Pune Sociale, zyrtar nga Polica e Kosovës, avokat dhe përfaqësues nga Agjencioni i OKB nga regjioni i Gjilanit dhe Gjakovës, përfshirë Dragashin. 

Shpërndaje :