Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit ti zhvillojnë aftësitë analitike dhe hulumtuese për zbatimin e standardëve ndërkombëtare dhe legjislacionit vendor për të drejtat e njeriut dhe të drejtave të gruas në veçanti. Në të njëjtën kohë janë analizuar obligimet shtetërore ndaj të drejtave të gruas dhe rastet praktike me të cilat ballafaqohen gratë gjatë realizimit të drejtave të tyre.
Në këtë trajnim u identifikuan vështirësitë që gjykatat po ballafaqohen në rastet e vendosjes për kërkesat për urdhër mbrojtjeje emergjente dhe urdhër mbrojtjeje në afat ligjor.
Përfitues në këtë trajnim ishin: gjyqtarët e gjykatës themelore, prokuror nga prokuroria themelore dhe mbrojtës të viktimave nga regjioni i Mitrovicës.
15-03-2013