Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-03-2013

PTV Tryezë diskutimesh – “Përgjegjësia penale e personave fizikë”

Gjatë kësaj tryeze u diskutuan problemet praktike lidhur me përgjegjësinë penale, veçanërisht  identifikimi i rasteve të paaftësisë mendore dhe paaftësisë së zvogëluar mendore. Gjithashtu u trajtuan format e ndryshme të përgjegjësisë penale si pakujdesia dhe dashja, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me lajthimin faktik dhe juridik si dhe tentativën e papërshtatshme. Këtë tryezë e përshkoj trajtimi i rasteve nga praktika dhe shkëmbimi i përvojave me qëllim të eliminimit të dilemave të ndryshme.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive  themelore nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

Shpërndaje :