Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-03-2013

PTV Seminar: “Sigurimi i Kërkesëpadisë”

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet lidhur me llojet e masave të sigurimit dhe dallimin e tyre prej masave të përkohshme, procedura e caktimit të tyre dhe aktvendimi mbi caktimin e masave të sigurimit. Ky seminar u shoqërua me një debat interaktiv në mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore në këtë lëmi. U konstatua se sigurimi i kërkesëpadisë paraqet siguri juridike të palëve duke parandaluar shkaktimin e dëmit të pariparueshëm që do ta pësonte pala si dhe siguron kushtet për mbarëvajtjen e procesit kontestimor. Seminari u shoqërua edhe me ndarjen e pjesëmarrësve në grupe punuese ku ata zgjidhen detyra të caktuara nga kjo lëmi.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët në Departamentin e përgjithshëm- divizioni civil të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të gjykatave themelore.

Shpërndaje :