Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-05-2021

Nën moduli – “Procedura përmbarimore”, sesioni i katërt - tema “ Mjetet juridike në procedurën përmbarimore, kthimi i punëtorit në punë dhe procedura e marrjes dhe dorëzimit të fëmijut”

Më 06 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli“ Procedura përmbarimore” me trajnues  z. Isa Shala, Përmbarues.

Në kuadër të kësaj teme janë trajtuar: Mjetet juridike nocioni dhe qëllimi, ankesat kundër parregullsive me rastin e kryerjes së përmbarimit, mjetet e goditjes së jashtëzakonshme, përmbarimi i vendimit për kthimin e punëtorit në punë dhe marrja dhe dorëzimi i fëmijut.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike duke trajtuar kështu shembuj të ndryshëm nga praktika. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe online pasi që ekziston edhe mundësia përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :