Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-05-2021

Tryezë e diskutimeve - Shtjellim i koncepteve kryesore të Udhëzuesit të KPSH mbi rolin dhe kontributin e prokurorit të shtetit në matjen e dënimit

Më 07 Maj 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së/OPDAT - Ambasadën Amerikane, është  realizuar  Tryezë të diskutimeve “Shtjellim i koncepteve kryesore të Udhëzuesit të KPSH mbi rolin dhe kontributin e prokurorit të shtetit në matjen e dënimit".  

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të shtetit dhe Benina Kusari, Eksperte e lartë ligjore, Ambasada e SHBA, Prishtinë.

Qëllimi i këtij takimi është trajtimi i Udhëzim mbi rolin dhe kontributin e prokurorit të shtetit në matjen e dënimit  dhe ndërlidhjen e tij me udhëzuesit e miratuar nga Gjykata Supreme.  Trajtimi i çështjeve  që përmbajnë udhëzuesit si dhe zbatimi i tyre në praktikë do të ndikonte drejtpërdrejt në sensibilizimin e prokurorëve të shtetit që ta zbatojnë në mënyrë efektive në punën e tyre e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në unifikimin e politikës ndëshkimore dhe do ta zhvillonte  më tutje kompetencën profesionale të prokurorëve të shtetit.  Qëllimi është të prezantohen disa udhëzime hap pas hapi për prokurorë mbi atë se cili duhet të jetë angazhimi i prokurorëve me qëllim të avansimit të politikës ndëshkimore në vend.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Prokurorët e Apelit, PSRK dhe PTH Prishtinë.

Shpërndaje :