Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-05-2021

Të drejtat e pronësisë intelektuale, markat tregtare dhe patentat

Më 11-12 maj  2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  USAID, Projekti Drejtësi Komerciale, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Të drejtat e pronësisë intelektuale, markat tregtare dhe patentat”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin: z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Florentina Grubi  Avokate, znj Kujtesa Neza, avokate, z. Shefqet Berisha drejtor i departamentit ligjor Dogana e Kosovës si dhe z. Isuf Jahmurataj, zyrtar i larte ligjor ne Ministrinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive dhe ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve lidhur me Të drejtat e pronësisë intelektuale, markat tregtare dhe patentat.

Metodologjia e trajnimit ishte i karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar dhe përmbarues privat.

Shpërndaje :