Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-05-2021

Nën moduli – “Procedura jokontestimore”, sesioni i dytë - tema “ Rregullimi i gjendjeve personale dhe familjare ”

Më 12 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura jokontestimore” me trajnuese  znj. Drita Rexhaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit të parë trajnuese nga kjo teme janë trajtuar: Rregullimi i gjendjeve personale, heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar, rregullimi i marrëdhënieve familjare, vazhdimi dhe pushimi i së drejtës prindërore dhe dhënia e lejes për martesë.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me anë të bashkëbisedimit duke trajtuar shembuj të ndryshëm. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe në kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :