Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-05-2021

Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës

Më 17 Maj 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mbrojtjen gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës, sipas Ligjit të Punës.

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :