Më 17 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura jokontestimore” me trajnuese znj. Drita Rexhaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Format e vendimeve, mjetet e rregullta juridike (ankesa), mjetet e jashtëzakonshme të goditjes, përsëritja e procedurës, faktet kontestuese lidhur me qështjen paraprake dhe zgjidhja e qështjes paraprake.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe janë duke zhvilluar edhe shembuj të ndryshëm nga praktika. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe në kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
17-05-2021