Sot më 17 Maj 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Zagreb dhe Akademinë Gjyqësore Kroate, po organizojnë webinarin regjional për Gjyqtarët mbi Kripto Valutat.
Qëllimi i këtij webinari është prezantimi para gjyqtarëve konceptet më të fundit dhe më të rëndësishme mbi Kripto Valutat dhe pasuritë tjera virtuale.
Në kuadër të zhvillimit të njohurive po trajtohen format e hetimit, mënyrat e pastrimit të parave, konfiskimi, mashtrimet bankare etj.
Gjithashtu në kuadër të webinarit do të përfshihen dhe diskutohen edhe se si funksionojnë transaksionet e kripto valutës më të famshme (Bitcoin), format e mashtrimit, mënyrat e konvertimit të tyre në para të prekshme etj.
Webinarin janë duke e udhëhequr ekspert nga Ambasada Amerikane në Kroaci dhe ekspert nga FBI.
Përfitues të webinarit janë Gjyqtarët nga Departamenti Special, Departamenti i Krimeve të Rënda, dhe Departamenti i Përgjithshëm.
17-05-2021