Sot më 18 Maj 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, është duke e realizuar Trajnimin e Trajnuesve me temë: “Lufta kundër Dhunës ndaj grave/dhunës në Familje”.
Ky trajnim vije si rezultat i shumë takimeve dhe punëtorive, me anë të cilave edhe është krijuar një manual dhe material burimor i trajnimit për gjyqtarët dhe prokurorët në luftimin e dhunës ndaj grave/dhunës në familje.
Qëllimi kryesor i manualit të përgatitur është të shërbejë si burim për trajnerët, për planifikimin dhe kryerjen e seancave interkative të përqendruara në mësimin e të rriturve si dhe për gjyqtarët e prokurorët mbi përgjigjet efektive kur trajtojnë krimet që përfshijnë dhunën ndaj grave apo dhunën në Familje.
Trajnimi i Trajnuesve i cili do të zgjasë 3 ditë, nga data 18 Maj deri më 20 Maj 2021, ka për qëllim sensibilizimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjet e dhunës ndaj grave/dhunës në familje si dhe përmirësimin e kapaciteteve të tyre në përgjigje më efektive ndaj këtyre rasteve, duke e pasur një qasje më të përqendruar tek viktima.
Objektivat kryesore të Trajnimit janë:
Përfitues të Trajnimit janë: Gjyqtarët nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore si dhe Prokurorë nga Prokuroria Themelore, të gjithë si të angazhuar me rastet e dhunës në Familje.
18-05-2021