Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-05-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e parë, sesioni i dymbëdhjetë (Raste praktike)

Me 20 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të sesionit të fundit nga ky nën modul janë  trajtuar rastet nga praktika gjyqësore, ku gjyqtarët kanë shqyrtuar raste te ndryshme gjyqësore në formë simulimi me qëllimi të ngritjes së aftësive dhe shkathtësive në të shprehur, zhvillimi i vetëbesimit, zhvillimi i mendimit kritik dhe aftësia për të punuar në ekip.

Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi, duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :