Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-05-2021

Nën moduli – Arsyetimi i vendimeve, sesioni i parë, tema- “Procesi dhe parimet e të shkruarit mirë (arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmin civile)”

Më 24 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve-në lëmine civile” me trajnues z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të sesioni të parë trajnues nga ky nën modul janë trajtuar: Procesi i të shkruarit, parimet e të shkruarit ligjor, gjuha e përdorur në tekstin e shkruar dhe struktura dhe raportet e fjalive si dhe struktura dhe veçoritë e paragrafit.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me metodën interaktive, duke avancuar njohuri rreth shkrimit ligjor. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :