Qëllimi i takimit ishte njoftimi i trajnuesve me përgatitjet për fillimin e fazës së parë të trajnimit si dhe përgatitja e tyre për të mbështetur realizimin e trajnimeve sipas moduleve të përcaktuara.
Në këtë takim u diskutua për risitë e Programit të Trajnimit Fillestar për vitin 2013/2014, metodologjinë trajnuese e cila do të aplikohet gjatë trajnimeve sipas këtij plan programi, modulet trajnuese të përcaktuara për këtë fazë, metodologjinë e hartimit të moduleve dhe standardet e kërkuara nga IGJK për hartimin e moduleve, kohëzgjatjen e trajnimit dhe moduleve, orarin e trajnimit dhe çështje tjera të karakterit praktik të zbatimit të trajnimeve në Programin e Trajnimit Fillestar.
15-03-2013