Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-06-2021

Mirënjohje nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë

Më 20 maj 2021, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, është nderuar me mirënjohje nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UBIM), për mbështetje në procesin e ri-akreditimit të programeve akademike. Mirënjohjen në emër të rektorit, prof.dr. Alush Musaj, ia dorëzuan Drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari dhe Zyrtari i Lartë për Cilësi, Elvis Feka.

Përfaqësuesit e UIBM e falënderuan drejtorin Fejzullahu për mbështetjen që ka ofruar Akademia e Drejtësisë në procesin e ri-akredimit të programeve akademike. U vlerësua jashtëzakonisht qasja konstruktive sa i përket bashkëpunimit në të mirë të ngritjes së performancës institucionale.

Të dy palët shprehën vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit me interes reciprok për të dy institucionet.

Shpërndaje :