Më 02 qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të Projektit “Zgjidhja e Borxhit dhe Dalja nga Biznesi (IFC)-Grupi i Bankës Botërore, i mbështetur nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) realizojë ceremoninë e publikimit të dy manualeve: “Manualin për procedurën e falimentimit për gjyqtarë” si dhe “Manualin për procedurën e falimentimit për administrator Falimentues”.
Manualet kanë për qëllim që të ndihmojnë gjyqtarët e departamentit për çështje ekonomike, si dhe administratorët Falimentues, përfshirë edhe profesionistët tjerë ligjor në zbatimin e drejtë të Ligjit për Falimentimin përmes udhëzimeve praktike që ofrojnë këto manuale për veprimet procedurale që duhet ndërmarrë nga palët e përfshira në këtë procedurë për të ndikuar në rritjen e efikasitetit dhe zgjidhjen më të shpejtë të rasteve.
Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtuan me fjalë rasti znj. Katrin Ochsenbein - Drejtuese e Domentit të Ekonomisë dhe Punësimit, Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), në emër të Projektit “Zgjidhja e Borxhit dhe Dalja nga Biznesi (IFC)-Grupi i Bankës Botërore, znj. Syzana Dautaj, Mahir Tutuli, gjyqtar i Gjykatës së Apelit si dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu.
znj. Katrin Ochsenbein, në fjalën e saj mes tjerash ajo theksoi gatishmërinë e shtetit Zvicerran për të ofruar ndihmë për Kosovën dhe institucionet e saj dhe veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe administratorëve Falimentues për të përmirësuar cilësinë e punës dhe procesin e bërjes së drejtësisë, përkatësisht në rastet e falimentimit.
znj. Syzana Dautaj po ashtu shprehi gatishmërinë për mbështetjen e vazhdueshme të gjyqtarëve dhe administratorëve Falimentues qoftë përmes aktiviteteve të ndryshme trajnuese ashtu edhe përmes krijimit të udhëzuesve specifikë për subjektet që janë të përfshira në procedurën e falimentimit me theks të veçantë edhe në ndihmë të bizneseve.
Në emër të gjyqtarëve nga departamenti për çështje ekonomike, z. Mahir Tutuli në fjalën e tij në mes tjerash theksoi rëndësinë e zbatimit praktik të këtyre manualeve si dhe ofrojë detaje sa i përket përmbajtjes
Të pranishmëve në ceremoni iu drejtua edhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë i cili mes tjerash vlerësoi lartë kontributin e projektit të IFC-së dhe SECO, përfshirë edhe ekspertët që kanë punuar në krijimin e manualeve të cilat me padyshim paraqesin vlerë të shtuar për bibliotekën ligjore të AD-së dhe njëkohësisht shërbejnë si mjet shtesë për zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe administratorëve Falimentues.
Në këtë ceremoni morën pjesë, gjyqtarë nga Departamenti për çështje ekonomike nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Themelore si dhe Administratorë Falimentues.
02-06-2021