Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-06-2021

Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin prokurorial

Më 04 Qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  UNDP - Mbështetje për Forcimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i dosjes  dhe lëndës  në sistemin prokurorial”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i pjesëmarrësve lidhur me menaxhimin efikas dhe të drejtë  të dosjeve, duke respektuar parimet bazë të menaxhimit dhe duke u bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore të sistemit prokurorial.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë Stafi administrativ nga Prokuroria.

Shpërndaje :