Më 07 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ KEDNJ ” me trajnues z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar: Neni 6.1 - e drejta për një proces të rregullt, e drejta për qasje në gjykatë, pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave, e drejta e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, e drejta për një proces të hapur, parimi i barazisë së mjeteve, vendime të arsyetuara dhe e drejta për të mos kontribuar në vetë inkriminim.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me anë të rasteve praktike ku gjyqtarët patë mundësi diskutimi rreth çështjeve të lartcekura. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
07-06-2021