Më 11 qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “ Risitë në kompetencat dhe strukturën organizative dhe menaxheriale në sistemin prokuror” online përmes platformës zomm.
Trajnues i angzhuar në këtë trajnim ishte: z. Bahri Hyseni, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi që përmes temave konkrete të njoftojë stafin administrativ të prokurorive me kompetencat, strukturën organizative, mandatin dhe kornizën ligjore të sistemit prokurorial.
Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Zyrtarët ligjorë.
11-06-2021