Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-06-2021

Shqyrtim kryesor, procedura e provave dhe Barra e te Provuarit në Konfliktin administrativ

Më 16 qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka  realizuar trajnimin me temë “ Shqyrtim kryesor, procedura e provave dhe Barra e te Provuarit në Konfliktin administrativ ” online përmes platformës zomm.

Trajnues të angzhuar në këtë trajnim ishin: z. Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit dhe z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve të  analizojë dhe zbërthejnë procedurën e cila zhvillohet nga gjykata në shqyrtimin kryesor, procedurën e  provave, identifikimin dhe marrjen e provave apo mënyrën e të provuarit, mjetet provuese në procedurën kontestimore, dhe barra e të provuarit në konfliktin administrativ.

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :