Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-06-2021

Takimi me fokus grupe për ndihmën juridike falas

Më 17 qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të USAID-it, përkatësisht projektit “Justice Activity in Kosovo”, impelmentuar nga Chemonics International realizoj takimin online përmes platformës ZOOM me akterët relevant, përkatësisht përfaqësuesit e Organizatave joqeveritare të cilët me aktivitetet e tyre ofrojnë ndihmë juridike falas.

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i nevojave të zyrtarëve të ndihmës juridike falas përfshirë edhe grupeve tjera që ofrojnë këtë shërbim dhe adresimi i tyre përmes doracakut i cili do të shërbejë si material referues me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe vendore në trajtimin e rasteve dhe ofrimin e ndihmës juridike për qytetarët e Kosovës.

Me rastin e këtij takimi përfaqësuesit e organizatave si IKD, KLARD, CRPK duke përfshirë edhe përfaqësuesin nga ANJF shprehën nevojat e tyre duke u përqendruar në çështjet ligjore që kanë të bëjnë me pronësinë, trashëgiminë, çështjet familjare, përkatësisht alimentacionin, shkurorëzimin si dhe për rastet e dhunës në familje. Përveq tyre ata konfirmuan edhe nevojën e trajtimit dhe qasjes së rasteve të kontesteve të punës dhe kompensimit si dhe skemave pensionale.

Përveç çështjeve të lartpërmendura ata konfirmuan edhe nevojën për një data bazë të përbashkët meqenëse siç u tha ka raste kur për çështjen ligjore të njëjte kërkuesi i ndihmës juridike i drejtohet edhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas edhe organizatave tjera relevante që  ofrojnë ndihmën juridike falas.

Në funksion të përpilimit të këtij doracaku, Akademia e Drejtësisë bashkë me projektin “Justice Activity in Kosovo” do të vazhdoj punën me grupin punues i cili do të hartoj përmbajtjen e tij mbi bazën e të gjeturave nga takimet e realizuara me grupet e fokusit si dhe nga rezultatet e pyetësorit për të lehtësuar dhe rrit efikasitetin e ndihmës juridike falas përmes praktikave më të mira në këtë fushë.

Në takim morën pjesë përfaqësues të USAID-it, Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD), përfaqësues dhe udhëheqës të KLARD dhe CRPK si dhe nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Shpërndaje :