Më 23 qershor 2021, në Akademinë e Drejtësisë, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme.
Në këtë takim, Këshilli Drejtues, sipas rendit të ditës fillimisht shqyrtoi dhe miratoi Kërkesën Buxhetore 2022-2024 të Akademisë së Drejtësisë, e cila përfshinë nevojën dhe kërkesën për buxhet me qëllim të realizimit të aktiviteteve të Akademisë, të planifikuara për vitin 2022 si dhe vlerësimet për vitet 2023 dhe 2024, si dhe diskutoi dhe morri vendime edhe për çështje tjera që janë në kompetencë të punës së Këshillit.
Gjatë shqyrtimit të Kërkesës Buxhetore, diskutimet kryesisht u përqendruan në pjesën e planifikimit të përfundimit të objektit dhe inventarizimit të domosdoshëm për funksionalizimin e objektit të AD-së, si dhe kostos buxhetore konform vendimit të marrë nga Këshilli Drejtues i AD-së për harmonizimin dhe nivelimin e statusit të punësuarve në AD-së me të punësuarit e Sekretariateve të KGJK-së dhe KPK-së.
Në fund të takimit, Kryesuesi i KD-së, Enver Peci, ka ofruar dorëheqjen e tij nga funksioni i Kryesuesit të Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë dhe kështu anëtarët e Këshillit Drejtues unanimisht zgjodhën z. Vaton Durguti, Kryesues të ri të Këshillit Drejtues të AD-së.
24-06-2021