Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-06-2021

Zbatimi dhe specifikat e instrumenteve ndërkombëtare, direktivave dhe rregulloreve të UE-së, mbi çështjet komerciale, fiskale dhe doganore

Më 30 Qershor 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka vazhduar zhvillimin e pilot trajnimeve në fushën e së drejtës komerciale, më saktësisht me temën: “Zbatimi dhe specifikat e instrumenteve ndërkombëtare, direktivave dhe rregulloreve të UE-së, mbi çështjet komerciale, fiskale dhe doganore

Ky trajnim vije si vazhdimësi e procesit të rekrutimit të Trajnuesve në fushën Komerciale, dhe përmbushjes së planprogramit të paraparë.

Qëllimi i trajnimit është që fillimisht trajnuesit t’i zhvillojnë pilot trajnimet e përcaktuara sipas temave specifike, si dhe të ipet njohuri e shtuar për përfituesit në çështjet diskutabile si: Përcaktimi i kompetencës së gjykatave tek rastet me element të huaj, Rregulloret kyçe të UE-së në përcaktimin e kompetencave të gjykatave në vendet anëtare (Bruksel Ibis) dhe përcaktimin e së drejtës kompetente në raste kontraktore (Romë I), Rruga drejt zbatimit të KShNM-së kontratat mbi shitjen ndërkombëtare të mallërave, Zbatimi përmes nenit 1 dhe Kosova si rast tipik i zbatimit të KShNM-së përmes nenit 1.

Gjithashtu do të trajtohen edhe çështjet mbi Lidhjen e kontratës sipas KShNM, Përgjegjësitë (detyrimet) e palëve, Detyrimet e shitësit, Detyrimet e blerësit, Përjashtimet e përgjegjësisë, Tatimimi direkt dhe indirekt – dallimi dhe qasja e përgjthshme e UE-së në këtë drejtim, Trajtimi i shmangies së tatimit të korporatave etj.

Edhe kësaj radhe trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë hibride me pjesëmarrës në sallë dhe në zoom, gjithmonë duke i respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e departamentit Ekonomik, Gjyqtarët e departamentit të përgjithshëm-divizioni civil, si dhe bashkëpunëtorët e tyre profesional.

Shpërndaje :