Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-07-2021

Arbitrazhi

Më 02 Korrik 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e USAID - Drejtësia Komerciale, në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Arbitrazhi”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Mahir Tutuli, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për ngritjen e kapaciteteve në procedurën e arbitrazhit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interactive.

Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe nivelit Themelor nga Departamenti Ekonomik, bashkëpuntorë profesional, avokat shtetëror dhe avokat.

Shpërndaje :