Me 5-7 Korrik, në Durrës të Republikës së Shqipërisë, financuar dhe mbështetur nga GIZ dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, është duke u realizuar tryeza regjionale për trajnuesit nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe profesionistëve tjerë ligjor të akademive dhe institucioneve trajnuese të regjionit të Ballkanit perëndimor me temë: “Pastrimin i parave”
Qëllimi i kësaj tryeze ishte ngritja e kapaciteteve profesionale e trajnuesve në zbatimin e kurrikulave trajnuese për pastrimin e parasë dhe luftimin e këtyre veprave përmes zbatimit tբ drejtë të legjislacionit në fuqi dhe vendosjes meritore të rasteve në gjykata.
Tryezën është duke e udhëhequr z. Anthoni Hooper, Ekspert i larte ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar në kuadër të cilës është duke u zhvilluar kurrikula trajnuese e përbashkët regjionale e cila do të përdoret nga të gjitha institucionet trajnuese në regjion.
Pjesëmarrës në këtë tryezë janë trajnuesit nga institucionet trajnuese nga Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Malit të zi dhe Republika e Shqipërisë.
Nga delegacioni Kosovës është duke marr pjese z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv, z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Besim Kelmendi nga Prokuroria e Shtetit, dhe z. Behar Xhema, zv. Drejtor i Njësisë për Inteligjence Financiare.
06-07-2021