Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-07-2021

Përmbledhje e specifikave të industrisë së TIK-ut, licencimit dhe të drejtave të pronësisë

Më 09 Korrik 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka vazhduar zhvillimin e pilot trajnimeve në fushën e së drejtës komerciale, më saktësisht me temën: “Përmbledhje e specifikave të industrisë së TIK-ut, licencimit dhe të drejtave të pronësisë”

Ky trajnim vije si vazhdimësi e procesit të rekrutimit të Trajnuesve në fushën Komerciale, dhe përmbushjes së planprogramit të paraparë.

Qëllimi i trajnimit është që fillimisht trajnuesit t’i zhvillojnë pilot trajnimet e përcaktuara sipas temave specifike, si dhe të ipet njohuri e shtuar për përfituesit në kuptimin dhe rëndësinë e teknologjisë së informimit, sfidat ligjore dhe etike të teknologjisë, natyra e ligjeve, natyra e internetit, llojet e softwerëve etj.

Gjithashtu do të trajtohen edhe çështjet rreth komercit elektronik, zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve, mbrojtja e të dhënave personale dhe sfidat në mbrojtjen tyre, pronësia intelektuale në sferën dixhitale, licencimi i pronësisë intelektuale etj.

Edhe kësaj radhe trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë hibride me pjesëmarrës në sallë dhe në zoom, gjithmonë duke i respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e departamentit Ekonomik, Gjyqtarët e departamentit të përgjithshëm-divizioni civil, si dhe bashkëpunëtorët e tyre profesional.

Shpërndaje :