Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-07-2021

Procedura Administrative lidhur me kërkesat nga lëmia e marrëdhënieve të punës veçmas masat disiplinore

Më 13 Korrik 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative, në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë “Procedura Administrative lidhur me kërkesat nga lëmia e marrëdhënieve të punës veçmas masat disiplinore”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth procedurës që zhvillohet konform Ligjit për Zyrtaret Publik.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe praktike të përcjellur me shembuj praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor si dhe bashkëpuntor profesional.

Shpërndaje :