Sot me 4 shkurt 2014, IGJK organizon trajnimin për gjyqtarët e gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore si dhe prokurorët e Prokurorive Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës lidhur me temën “Gjykimi i madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijëve”.
Në fokus të trajnimit do të jenë veprat penale të cilat janë kryer nga madhorët të cilët i gjykon trupi gjykues për të mitur dhe identifikimi i karakteristikave të kësaj procedure.
04-02-2014