Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-02-2014

Marrja e Vendimeve Gjyqësore për Mosmarrëveshjet Tregtare dhe Falimentimin

Me 27 - 31 janar 2014, IGJK në bashkëpunim me CLDP, ka organizuar një program trajnimi me temë “Konsultimet SHBA/Kosovë mbi marrjen e vendimeve gjyqësore për Mosmarrëveshjet Tregtare dhe Falimentimin”. Ky program është realizuar me një agjendë mjaft të pasur në Nju Jork të SHBA-së.

Synime kryesore të këtij programi ishin; zhvillimi i kompetencës profesionale të gjyqtarëve kosovarë në dhënien e gjykimeve në mënyrë të drejtë, efikase dhe efektive për mosmarrëveshjet tregtare dhe ndërkombëtare, nxjerrja e vendimeve të parashikueshme, të harmonizuara dhe efikase për kontratat ndërkombëtare të shitjeve.    

Në kuadër të këtij programi ishin përfshirë takime, seanca gjyqësore, sesione trajnuese ndërvepruese me gjykatës federalë amerikanë, avokatë dhe profesionistë tjerë të sistemit gjyqësor amerikan, të realizuara në Divizionin Tregtar të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut, Gjykatën Amerikane të Qarkut Jugor të Nju Jorkut, Gjykatën Ndërkombëtare të Tregtisë, Gjykatën Amerikane të Falimentimit të Qarkut Lindor të Nju Jorkut, Shoqatën e Avokatisë të Shtetit të Nju Jorkut, Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve, Bankën Federale të Rezervave të Nju Jorkut, Autoritetin Rregullativ të Industrisë Financiare, si dhe firmat e avokatisë “Cravath Swaine & Moore LLP” dhe Eaton & Van Winkle LLP”.

Pjesëmarrësit në këtë programpatën rastin që të diskutojnë me autoritetet amerikane përkatëse lidhur me përvojat e tyre për kontratat ndërkombëtare të shitjeve, ligjeve dhe standardeve të pranuara në nivel ndërkombëtar që i drejtojnë ato.

Përfitues: Gjyqtarët e nivelit themelor dhe të apelit të departamentit ekonomik.

 

 

Shpërndaje :