Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-02-2014

Fuqizimi i bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar – Operimet ndërkufitare me metoda moderne të vlerësimit

Me 28 - 30 janar 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin Twinning të BE-së, në kuadër të aktiviteteve trajnuese për gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në rastet e Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar në çështje penale ka realizuar dy sesione trajnimi dy ditore me grupe të ndryshme të pjesëmarrësve lidhur me “Operimet ndërkufitare me metoda moderne të vlerësimit”

Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë trajnimit kryesisht kishin të bënin me parimet elementare për specifikat e asistencës së përbashkët ligjore, metodat moderne të vlerësimit në kontestin e krimit të organizuar ndërkufitar dhe kthimi i aseteve. Po ashtu u vunë në pah edhe kërkesat ligjore për zbatim, përgjimi i telefonave, hetimet e fshehta ndër-kufitare dhe agjentët e fshehtë, dërgesat e kontrolluara dhe ekipet e përbashkëta.

Ekspertët gjerman të cilët ishin në cilësi të trajnuesve përveç tjerash rekomanduan format standarde të urdhrave të ndryshëm si për bastisje, për ngrirje të aseteve, përgjim të telefonave etj., të cilat duhet të praktikohen edhe nga vendorët me qëllim që këto urdhra të jenë të pranueshme nga shtetet ndaj të cilave iu drejtohet kjo kërkesë. Në kontest të kësaj theksuan rastet kur një urdhër nuk pranohet nga shteti tjetër.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Shpërndaje :