Sot me 13 shkurt 2014, IGJK organizon trajnimin për gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve lidhur me temën “E drejta për një proces të rregullt ligjor sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut - KEDNJ ”.
Në fokus të trajnimit do të jenë çështjet që lidhen me gjykimin e drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm sipas kërkesave të KEDNJ, parimet e përgjithshme sipas KEDNJ lidhur me të drejtën për proces të rregullt ligjor si dhe shkeljet e identifikuara në praktikën gjyqësore të Kosovës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut - GJEDNJ.
13-02-2014