Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-02-2014

Fuqizimi i Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar - Konventa Ndërkombëtare për Rrëmbimin e Fëmijëve

Me datë 10-11 shkurt 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin Twinning të BE-së realizoi një trajnim lidhur me rrëmbimi ndërkombëtar të fëmijëve.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të ligjit vendor dhe konventës ndërkombëtare lidhur me procedurën në rastet e rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve.

Në trajnim u trajtuan parimet bazë të legjislacionit substancial mbi rrëmbimet ndërkombëtare të fëmijëve, parimet bazë të procedurës mbi rastet ndërkombëtare të rrëmbimit të fëmijëve, si dhe specifikat vendore në procedurën e rasteve të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve.

Në ditën e dytë me rastin e këtij trajnimi me gjyqtarët pjesëmarrës është realizuar një simulim gjykimi i seancës gjyqësore mbi rrëmbimin e fëmijëve me ç’rast u demonstruan shkathtësitë lidhur me teknikat e udhëheqjes dhe menaxhimit të kësaj procedure.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët që merren me rastet e rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Apelit si dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Themelore Prishtinë.

Shpërndaje :