Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-02-2014

Tryezë pune “Kompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative si dhe palët në procedurë”

Më 03 shkurt 2014, është realizuar sesioni trajnues i radhës në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm në temën kompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative si dhe palët në procedurë.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet lidhur me kompetencën e organit për zhvillimin e procedurës administrative, rëndësinë dhe llojet e tyre gjatë zbatimit në praktikë dhe palët në procedurën e konfliktit administrativ. Njëkohësisht në trajnim janë trajtuar dispozitat e Ligjit për Gjykatat nr. 03/L-199 të Republikës së Kosovës lidhur me kompetencën lëndore për të gjykuar çështjet administrative. Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore me qëllim të evitimit të problemeve të cilat shfaqen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore nga regjioni i Prishtinës, Departamenti Administrativ.

Shpërndaje :