Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-02-2014

Trajnim “Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës”

Më 18 shkurt 2014, ne kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është mbajtur trajnimi me temën - Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës.

Ky trajnim kishte për qëllim të ndihmoj pjesëmarrësit që të dallojnë kontestet për shërbyesit civil dhe kontestet e tjera nga marrëdhënia e punës sipas ligjit te punës si dhe të zbatojnë drejtë dispozitat e ligjit përkatës duke vlerësuar afatet për të kërkuar mbrojtje gjyqësore.

Duke praktikuar metodologjinë dhe teknikat bashkëkohore të trajnimit nga ana e trajnuesve në këtë trajnim u trajtuan natyra juridike e kontesteve të punës, legjislacioni në fuqi tek këto konteste (për shërbyesit civil dhe kontestet tjera nga marrëdhënia e punës si dhe dallimet në mes këtyre kontesteve), shkaqet e shkëputjes së kontratës së punës, procedurën gjyqësore që zhvillohet tek kontestet e punës sipas Ligjit të Punës.

Gjithashtu një pjesë e këtij trajnimi iu dedikua edhe respektimit të afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore, më saktësisht çështjen e shterimit të mjeteve të brendshme juridike për të fituar të drejtën e kërkimit të mbrojtjes gjyqësore, si dhe pasojat juridike të mos respektimit të afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore sipas legjislacionit në fuqi tek kontestet e punës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarë të Gjykatave Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Shpërndaje :