Më 13 shkurt 2014, në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm është realizuar sesioni trajnues i radhës në temën e drejta për një proces të rregullt ligjor sipas KEDNJ.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me nenin 6, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet lidhur me gjykimin e drejtë brenda afatit të arsyeshëm sipas kërkesave të KEDNJ, parimet e përgjithshme sipas KEDNJ lidhur me të drejtën për proces të rregullt ligjor si dhe shkeljet e identifikuara në praktikën gjyqësore të Kosovës dhe GJEDNJ.
Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët dhe prokurorët në evitimin e problemeve të cilat shfaqen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokuror nga Prokuroria e Apelit si dhe gjyqtarë e prokurorë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.
25-02-2014