Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-02-2014

Tryezë pune për hartimin e akteve të brendshme të IGJK-së

Nga data 20 deri 23 shkurt 2014, është realizuar një punëtori me grupin punues të IGJK-së për hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e funksioneve ligjore të IGJK-së.  

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte hartimi i akteve të brendshme nënligjore të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e punës dhe ngritjen e kapaciteteve të strukturave dhe njësive organizative të IGJK-së. Aktet e hartuara në këtë tryezë kanë të bëjnë me arkivimin e dokumenteve, klasifikimin e dokumenteve,  përdorimin e teknologjisë informative, çështjet që kanë të bëjnë me financat, publikimet, platformën e mësimit në distancë dhe fushat strategjike për mbështetje me donatorët.

Si rezultat i kësaj punëtorie janë hartuar draftet e rregulloreve dhe udhëzimeve administrative që lidhen me çështjet e lartpërmendura të cilat do të mundësojnë arritjen e rezultateve më të larta në menaxhim dhe zbatim të kompetencave dhe përgjegjësive të parapara me ligjet në fuqi.

Pjesë e grupit punues ishin Drejtori, Udhëheqësit e Programeve dhe zyrtarët përgjegjës për teknologji informative dhe financa.

 

Shpërndaje :