Më 20 shkurt 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit realizoi trajnimin praktik për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar.
Qëllim i organizimit të trajnimit ishte që kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë tu ofrohen njohuri në lidhje me rolin dhe kompetencat e Avokatit të Popullit, punën praktike të trajtimit të ankesave dhe relacionin e Institucionit të Avokatit të Popullit me gjyqësorin.
Trajnimi u zhvillua me pyetje dhe përgjigje, në formë të bashkëbisedimit dhe në fund kandidatët të ndarë në grupe trajtuan raste nga praktika e këtij institucioni.
Ky trajnim u mirëprit nga të dy institucionet si dhe pjesëmarrësit e tij dhe u inkurajuan që edhe në të ardhmen të organizohen trajnime të tilla me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave në mes të dy institucioneve.
Pjesëmarrës në trajnim ishin 18 kandidatët për gjyqtarë dhe 11 kandidatë për prokurorë.
27-02-2014