Më 20 shkurt 2014, në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm është realizuar sesioni trajnues i radhës për gjyqtarë dhe prokurorë.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me rregullativën ligjore e cila rregullon mënyrën e negocimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë si dhe njoftimi me arsyet themelore të aplikimit të këtij instituti të së drejtës penale.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me subjektet dhe kushtet për negocimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë si dhe procedura para gjykatës pas dorëzimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Trajnimi u shoqërua me një simulim gjykimi si dhe raste studimi nga praktika gjyqësore me qëllim të evitimit të problemeve të cilat shfaqen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtarë e prokurorë të nivelit themelor si dhe bashkëpunëtor profesional.
27-02-2014