Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-03-2013

Kodi i Drejtësisë për të Mitur (PTA)

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të standardeve dhe instrumenteve ndërkombëtare obliguese për shtetin tonë dhe dispozitave që kanë të bëjnë me fëmijët si dëshmitarë dhe si të dëmtuar. 

Gjatë trajnimit në ditën e parë u prezantuan  standardet dhe instrumentet ndërkombëtare siç janë Konventat, rregullat, direktivat për drejtësinë për të mitur, raste nga praktika në kontestin e legjislacionit ndërkombëtar si dhe Udhëzimet e Këshillit të Evropës lidhur me drejtësinë për fëmijë.Përveç trajnuesve vendor të drejtësisë për të mitur, në këtë trajnim nga një ekspert ndërkombëtarë, ligjërues në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) është prezantuar një hulumtim lidhur me drejtësinë për të mitur në Kosovë lidhur me numrin e lëndëve, në çfarë mase aplikohen masat e diversitetit në regjionet përkatëse si dhe një projekt i veçantë i quajtur “Tribunali i të rinjve” që kanë disa shtete në perëndim. 

Në ditën e dytë u vunë në pah fëmijët si dëshmitarë dhe si i dëmtuar si dhe procedura gjyqësore në këto raste. Me rastin e këtij trajnimi u përdorën edhe shembuj hipotetik me ç’rast pjesëmarrësit patën rastin që të identifikojnë anët pozitive dhe negative të procedurës penale kur i fëmiu është i dëmtuar ose dëshmitarë te veprat penale nga kapitulli i XXI i Kodit të Drejtësisë për të Mitur.                                          

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti për të Mitur si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues, Qendra për Punë Sociale dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :