Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-02-2014

Tryezë pune “Përmbarimi i titujve ekzekutiv dhe mjetet juridike”

Më 25 shkurt 2014, në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm është realizuar sesioni trajnues i radhës me  temën “Përmbarimi i Titujve Ekzekutiv dhe Mjetet Juridike ”.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet në lidhje me dokumentet përmbarimore dhe të besueshme, mjetet juridike, propozimin për caktimin e përmbarimit si dhe  mjetet e goditjes së vendimeve.  Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive dhe rasteve praktike si dhe u  diskutua per autorizimet e gjykatës në raport ne përmbaruesit privat.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe bashkëpunëtor profesional nga Gjykatat Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :