Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-03-2014

Trajnim i Trajnuesve – “Zhvillimi i profilit të një trajnuesi modern”

Me 28 shkurt dhe 01 mars 2014, IGJK ka realizuar trajnimin e trajnuesve me temë “Zhvillimi i profilit të një trajnuesi modern”. Ky program është realizuar nga trajnuesit IGJK-së me përvojë në fushën e trajnimeve gjyqësore.

Synime kryesore të këtij trajnimi ishin zbatimi i drejtë i doracakut për trajnues, zhvillimi i objektivave mësimore dhe metodave adekuate të trajnimit interaktiv si dhe hartimi i përmbajtjes së trajnimit (plani i zbatimit të trajnimit).

Përfituesit patën rastin që të njoftohen dhe diskutojnë për kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në doracakun për trajnues të IGJK-së, ku në veçanti u diskutua për afatet kohore të dërgimit të materialeve dhe nevojën që trajnuesit të përdorin metodat e mësimit për të rritur gjatë trajnimeve.

Në fokus ishte edhe hartimi i përmbajtjes së trajnimit ku pjesëmarrësit pas hartimit të këtij plani prezantuan punën e tyre dhe u komentua si për aspektet e planifikimit të trajnimit siç ishte: inkorporimi i rasteve studimore dhe metodave tjera interaktive, menaxhimi i kohës, etj.

Përmes përdorimit të metodave të mësimit për të rritur, u demonstruan teknikat e prezantimit ku përfituesit morën instruksione për praktikat më të mira të ligjërimit.

Përfitues: Trajnuesit IGJK-së të cilët do të angazhohen ne përudhën prill - qershor 2014.

Shpërndaje :