Më 3 dhe 4 mars 2014, IGJK në bashkëpunim me B&S Europe realizoi trajnimin dy ditor me temë “Konfiskimi i aseteve – kompetenca dhe procedura ”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me njohjen dhe interpretimin e drejtë të dispozitave ligjore për përcaktimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale dhe hulumtimin e aseteve të krijuara si rezultat i veprës penale.
Gjatë këtij trajnimi nga trajnues vendor dhe ndërkombëtarë u trajtuan çështjet në lidhje me
kompetencat e rregullta dhe të zgjeruara të konfiskimit, procedura për identifikimin e pasurisë, ngrirja dhe ndalimi i pasurisë si dhe procedura e konfiskimit pas ngritjes së aktakuzë.
Në ditën e dytë në veçanti u diskutuan standardet ndërkombëtare në gjurmimin e asteteve, planifikimi i inteligjencës në gjurmimin e aseteve, gjurmimi i te ardhurave nga krimi dhe mandati i Njësisë së Inteligjencës Financiare, hetimet e integruara financiare në Policinë e Kosovës si dhe menaxhimi i aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara.
Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore me qëllim të evitimit të problemeve të cilat shfaqen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar dhe prokurorët e nivelit themelor, të apelit si dhe prokurorët special.
06-03-2014