Më 11 mars 2014, IGJK në bashkëpunim me B&S Europe realizoi sesionin trajnues me temë Hetimi i Pastrimit të Parave.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i shkathtësive praktike të pjesëmarrësve në lidhje me ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe forcimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve që luftojnë dukurinë e shpëlarjes së parasë.
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet lidhur me: standardet ndërkombëtare ligjore për pastrim të parave, veprat penale të pastrimit të parave, hetimi i pastrimit të parave, ndjekja dhe procedurat gjyqësore lidhur me veprat penale të pastrimit të parave. Gjithashtu u diskutua për rolin e njësisë për inteligjencë financiare dhe subjekteve të tjera raportuese, si dhe u zhvilluan diskutime interactive për raste nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor, prokuror nga Prokuroria e Apelit, përfaqësues nga Policia e Kosovës si dhe përfaqësues nga Dogana e Kosovës.
17-03-2014